Është shoqëruar në polici një qytetar në rrugën “Gëzim Hamza Piktori”, pasi dyshohet të ketë kanosur një person tjetër, përcjell Rahoveci n’Fokus.
Siç bëhet e ditur në raportin policor, i njëjti është liruar.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte kanosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Pistoleta me një fishekë është konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”


