Rahoveciani e shantazhonte dhe kërcënonte ish-gruan, arrestohet nga policia

Ankuesja Shqiptare, Kosovare nga Gjilani, raporton në polici se rreth nëntë muaj më herët ishte ndarë nga ish i dashuri i saj E.B. nga Rahoveci, mirëpo gjatë kësaj kohe në vazhdimësi ai i kishte dërguar mesazhe kërcënuese në telefonin e saj se do t`ia vras anëtarët e familjes dhe do publikojë foto të saja në rrjetin Facebook si dhe i kërkon para në vlerë të 5000 eurove që mos ta ndërmerr këtë veprim.

I dyshuari i lartshënuar është arrestuar me 22/09/2016 nga policia e Rahovecit dhe nga njësiti i hetimeve është shoqëruar në lokalet e NJHK në Gjilan.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit të tij të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe në tërësi e pranoi se e ka kryer ketë vepër me arsyetim se ankuesen e dashuron ende dhe sipas tij dëshiron t`i kthehet.

Lidhur me ecurinë e kësaj lënde gjatë tërë hetimeve të zhvilluara nga njësiti ynë ka qenë i njoftuar prokurori për Krime të rënda nga PTH-ja i cili të dyshimtit i lëshoi vendimin mbi ndalimin për 48 orë njoftoj Shaban Azizi nga policia e Gjilanit./rajonipress/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.