Tifozët kanë filluar të mbushin stadiumin Stade de Bollaert Delelis në Lens dhe aty ka edhe tifozë nga Rahoveci.
Tifozët shqiptarë janë ata që po dominojnë natyrisht.
Dhe Telegrafi ka siguruar një foto ekskluzive nga stadiumi, ku një prej tifozëve shqiptarë, Behar Topalli bashk me vëllain e tij Edmirin, kanë dërguar një fotografi direkt nga Stade Bollaert Delelis një orë para fillimit të ndeshjes.
Atmosfera për momentin është mjaft e mirë dhe do të bëhet e zjarrtë në minutat në vijim.