Edhe një herë qytetarët ranë pre e një lajthitje në rrjetet sociale.
Se ekziston vetëdije e ulët e qytetarëve të Rahovecit në rrjetet sociale e vërtetoi edhe një herë një postim nga një qytetar ku u parashikua nga inteligjenca artificiale si do të dukej qendra e Rahovecit pas një apo dy shekujve.
Sidoqoftë, shumë qytetarë pas publikimit të po kësaj informate në portalin Rahoveci n’Fokus e keqkuptoi tërësisht esencën e këtij postimi të bazuar mbi imagjinatën.
Si rrjedhojë, qendra nuk do të bëhet kurrë ashtu, sepse fillimisht nuk ekziston një rrugë shtesë, e duke vazhduar me shumë arsye tjera të cilat vijojnë më tutje.
Aktualisht qendra mbetet kjo si është pa rrethin e saj tradicional, një lëvizje që gjithashtu ka hasur në irritimin e qytetarëve të Rahovecit.
Sidoqoftë, me të njëjtën gjë ballafaqohet edhe Përparim Rama në Prishtinë pas bllokimit të rrugës “Xhorxh Bush” për ta bërë shesh.
A janë të arsyeshme kritikat dhe a do të ketë veprime tjera që do të “kënaqin” qytetarët sa i përket qendrës në fjalë, mbetet të shihet. /Rahoveci24/


