Rahoveci24 ofron reklamë pa pagesë për biznezet 100% vendore dhe humane

Ditë më parë Qeveria e Kosovës mori vendim për t’i vënë taksë 100% produkteve serbe.

Natyrisht, ky vendim duhet përshëndetur dhe duhet të shërbejë si thirrje për mobilizim mbarë shtetëror për mbështetje dhe konsumim të prodhimeve vendore.

Dihet se është e vështirë të konkurrohet me produkte ndërkombëtare dhe serbe, se kompanitë vendore s’kanë kapacitet buxhetor për promovimin e produkteve.

Kështu, nga sot, portali Rahoveci24, me mundësitë modeste që ka, ofron reklamim pa pagesë për:

1. Ndërmarrjet Tregtare Prodhuese që prodhojnë dhe tregtojnë prodhimet 100% vendore (përfshirë lëndën e parë dhe ambalazhimin).

2. Produktet 100% vendore (brendet vendore)

3. Të gjitha kompanitë vendore që ndihmojnë nevojtarët në kohë dimri.

Rahoveci24 u bën thirrje të gjithë të kontaktojnë portalin në faqen zyrtare në Facebook për reklamim pa pagesë.

Faqja jonë ka dhjetëra mijëra shikime në ditë, 16 mijë pëlqime në Facebook dhe mbi 10 mijë artikuj të publikuar.

Portali Rahoveci24 ka gjysmëdekade që vepron në komunën e Rahovecit si media informuese. Portali vetfinancohet nga dashamirë të komunës së Rahovecit pasi përfitimet financiare kanë qenë gjithmonë të pamjaftueshme për mbijetesën e portalit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.