Rahoveci zbukurohet me 9 mijë euro për festat e fundvitit

Festat e fundvitit komuna e Rahovecit nuk e ka ndërmend ti pret do si do.

Për zbukurimin e qytetit nuk po kursehen para.

Kjo komunë e udhëhequr nga Smajl Latifi ka shpall një tender për stolisjen e qytezës.

Kjo kësaj komune pritet ti kushtoj afro 9 mijë euro, shkruan Gazeta inFokus.

Në tenderin e shpallur nga komuna e Rahovecit thuhet se kompania fituese duhet të përfundojë punën për një periudhë më pak se një muaj pas nënshkrimit të kontratës.

E për t’u nënshkruar kjo kontratë kompania që aplikon duhet të vërtetojë se qarkullimi në tri vjetët e fundit është 17 mijë euro.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.