Rahoveci vërshohet prej turistëve nga gjithë bota në prag të HardhFest (Video)

HardhFest po përjeton momentin më të mirë që prej ekzistimit të festivalit të vjeljes së rrushit që e ka edicionin e 15-të dhe jubilar.

Rahoveci, aty ku është foleja e traditës së prodhimit të rrushit dhe verës, është vendi që është vërshuar nga turistë e vizitorë nga anë e mbanë bota.

Faqja zyrtare e HardhFest ka publikuar video të shumta me turistë që kanë konfirmuar pjesëmarrjen nga Azia, Evropa, SHBA-të dhe Amerika Latine.

Po ashtu, sipas informacioneve në kampin e tendave, konfirmohet se janë bërë 90% e rezervimeve nga turistë të huaj, shkruan Telegrafi.

Po ashtu do të performojnë edhe DJ dhe rock grupe ndërkombëtare, çka e dëshmon ndërkombëtarizimin e festivalit, dhe themelet e organizimeve edhe më të mira për vitet në vijim. /Telegrafi/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.