KB Rahoveci i shkon Vëllaznimit në Gjakovë të enjtën në përballjen e madhe që mbyll fundvitin.
Rivaliteti do të jetë i pashmangshëm në këtë duel pasi klubi gjakovar mposhti dy herë ekipin Vreshtar, një herë duke e vjedhur fitoren falë gjyqtarëve të takimit në “Shani Nushi” dhe një tjetër herë ngushtë pas episodeve të ndryshmë në “Mizahir Isma”.
Tashmë në regji të trajnerit të ri, ekipit shumë të motivuar dhe me amerikanët e motivuar pas tradhtisë së Jahii Carson i cili kaloi te rivali direkt Vëllaznii, pritet ndeshje e zjarrtë.
Rahoveci të enjtën nga ora 19:00 do ta kërkojë vetëm fitoren në Gjakovë.
/Rahoveci24/