Rahoveci udhëton në Prishtinë të dielën, pak shpresë për fitore

KB Rahoveci udhëton të dielën në kryeqytet ku në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve takohet me Sigal Prishtinën.

Klubi i qytetit stërvitjet për këtë takim i filloi veç të mërkurën, pasi skena e koncertit të 28 Nëntorit ishte deri të mërkurën paradite aty.

Një shpresë e vetme për këtë takim është lodhja e mundshme që Sigal Prishtina mund ta marrë nga përballja ndaj Bashkimit që zhvillohet sot (e enjte).

Këtë lodhje do të mundohet ta kapitalizojë ekipi i drejtuar nga Muhamed Thaçi duke befasuar Prishtinën.

Megjithatë, kapaciteti ekipor flet vet dhe Rahoveci udhëton në Prishtinë me pak shpresë për fitore.

Një gjë pozitive për duelin që zhvillohet të dielën në ora 19:00 është fakti se ekipi mund të adaptohet me palestrën pasi që në po të njëjtin vend zhvillohet Superkupa e Kosovës nga data 7 dhjetor.

Fitorja është shumë e nevojshme dhe do të ishte fantastike kundër Prishtinës, por të jemi realist: Gjasat janë shumë të vogla të ndodhë, andaj të përqëndroheni në ndeshjet si vendas, aty duhet të mposhtim secilin klub që vjen në Rahovec bashkë me referimin në një ambient të ferrit i cili pritet të ndodhë në ndeshjet e ardhshme si vendas.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.