Rahoveci ka arritur ta fitojë derbin regjional ndaj Vëllaznimit me rezultat bindës 2-0.
Skuadra e Rahovecit kaloi fillimisht në epërsi me anë të Liman Morinës pas vetëm 3 minutash. Ai u asistua nga Edon Zeqiri.
Vetëm 20 minuta më vonë ishte Liman Morina sërish protagonist, tani në rolin e asistuesit për super sulmuesin rahovecian, Hamid Mullabazi, i cili realizoi për 2-0 dhe epërsinë bindëse qysh në pjesën e parë.
Rahoveci deri në fund të ndeshjes e kontrolloi lojën.
KF Rahoveci me këtë fitore ka arritur që të bëjë një hap tjetër të madh drejt sigurimit të mbijetesës në Ligën e Parë duke qëndruar mirë në mesin e tabelës.
/Rahoveci24/