
KB Rahoveci dhe Trepça do të përballen në çerekfinale të Superkupës të enjtën më 2 shtator nga ora 16:00.
Ndeshja çerekafinale e gjen Rahovecin me formë jo aq të mirë me dy humbje të thella nga Prishtina.
Nga ana tjetër Trepça ka shënuar dy fitore në miqësore ndaj kampionit aktual Golden Eagle Yllit.
Ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet.
Në rast se triumfon në këtë ndeshje në gjysmëfinale Rahoveci takohet me fituesin e takimit Ylli – Bashkimi.
/Rahoveci24/