Tashmë të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme dhe jetike, por nëse mendohet që të kthehet shpresa për mbijetim, atëherë do të ishte fitorja e tretë sezonale të shtunën nga ora 19:00 ndaj Ponte Prizrenit.
Rahoveci zhvillon këtë duel me fuqinë e plotë dhe me të gjitha transferet, teksa te Ponte ka pasur telashe me lojtarët e huaj në ndeshjet e fundit, ani pse treshja Burke, Arnold dhe Grant janë të frikshëm.
Dy paraqitjet e fundit të KB Rahovecit ishin me nota pozitive, ajo ndaj Bashkimit dhe dje ndeshja me ekipin e tretë ndaj KB Yllit.
Rahoveci të shtunën do ta ketë në dispozicion të gjithë rosterin dhe fitorja do të jetë e pashmangshme në këtë takim për t’u kthyer në garë për mbijetesë, pse jo edhe për playoff.
E rëndësishme është që Rahoveci të mos bie pre e provokimeve – kujtojmë se klubi kishte dy fitore në xhep ndaj Pontes, por provokimet e lojtarëve të Pontes në “Mizahir Isam” zbrazën sallën dhe ndalën ritmin e ekipit, kurse në Prizren me epërsi solide 2 minuta para fundit, gjithçka eskaloi kur banka e Rahovecit dhe ish-trajneri Muhammed Thaçi ranë në provokimin e gjyqtarëve, që tashmë po dihet se janë kundër klubit tonë.
Andaj koha është që të rikuperohet terreni dhe që të fitohen ndeshjet, çdo rezultat tjetër pos fitores ndaj Ponte Prizrenit do të thoshte Liga e Parë për Rahovecin, e kjo të ndodhë ndaj një ekipi si Ponte s’bën as se si.
/Rahoveci24/