Rahoveci të shtunën mysafir i Drenasit, Myrta udhëheq ekipin

KF Rahoveci udhëton të shtunën në Drenas për t’u përballlur me skuadrën e Drenasit nga ora 13:00.

Pas humbjes si mysafir me dy penalti të humbura javën e kaluar, ishte Senad Alirifa ai që mori përgjegjësinë duke dhënë dorëheqje.

Ekipin e ka marrë në udhëheqje Myrtezan Dula i njohur si Myrta, i cili deri tani ishte trajner i grupmoshave të klubit.

Rahoveci është në vendin e pestë me 26 pikë dhe mbijetesën tashmë e ka të siguruar, kurse nga pozita e barazhit është 4 pikë larg ku qëndron Liria me 30 pikë, kurse vendin e parë e mban Feronikeli me 34 pikë.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.