Rahoveci të premtën ndaj Yllit, për finalen dhe lavdinë në derbi

KB Rahoveci zhvillon të premtën gjysmëfinalen e Final 8 ndaj skuadrës nikoqire, rivalit të përbetuar, Golden Eagle Ylli.

Ylli shihet si favorit absolut për këtë takim për shkak të përforcimit me superyjet Erjon Kastrati dhe Gëzim Morina, megjithatë, Rahoveci tregoi lojë ekipore e përforcimet e reja Morina e Qallaku po tregojnë se në Rahovec luan zemra e tyre dhe jo dora.

Dueli zhvillohet pa tifozë, por ka dyshime se nikoqiri mund të tolerojë tifozët vendas në këtë takim e pa dyshim se Ultras Vreshtarët janë mungesë e madhe për të fituar në tribuna ashtu si çdo herë.

Ylli dhe Rahoveci zhvillojnë gjsymëfinalen e parë në program. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.