Rahoveci të mërkurën pret Deçanin për çerekfinale të Kupës

KH Rahoveci pret KH Deçanin të mërkurën për çerekfinalen e Kupës së Kosovës në hendboll.

Me një fitore, KH Rahoveci do të shkonte tutje në katërshen më të fortë për Kupë ku edhe mund të rrugëtojë drejt trofeut fuqishëm gjithnjë me përkrahjen e publikut.

Siç mëson Rahoveci24, KH Rahoveci po mendon organizimin e eventit Final 4 të Kupës së Kosovës në hendboll çka do të ishte një ekstra motiv shtesë për ta fituar trofeun.

Ndeshja ndaj Deçanit zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.