Rahoveci të mërkurën në Prishtinë pa presion në top formë

Pas fitores ndaj Pejës në fundjavë skuadra e Rahovecit vazhdon sezonin e rregullt në Prishtinë këtë të mërkurë nga ora 18:00.

Sfida e cila është kryesore e ditës sheh përballë dy klubet që gjithmonë kanë shfaqur ndeshje të forta e madje edhe u përballën një herë në finale të playoffit.

Rahovecin kjo ndeshje e gjen pa asnjë lloj presioni dhe në top formë pas fitores ndaj Pejës.

Ndërkaq, Prishtina është në nevojë emergjente për pikë dhe për fitore, andaj do të bëjë ç’mos të korë fitore vetëm e vetëm që të evitojë mbijetesën dhe të vazhdojë luftën për playoff.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.