Rahoveci të dielën përballë Pejës, në rrezik mbijetesa

Pas humbjes nga Vëllaznimi gjërat në gjithë Superligën janë komplikuar ku prej vendit të dytë deri te vendi i fundit gjithçka është e hapur për 6 ndeshjet e mbetura të këtij sezoni sa i përket pozitave të largimit nga elita, play outit dhe kualifikimit në playoff.

Rahoveci të dielën përballet ndaj Pejës e cila vjen me mision për të triumfuar ndaj nesh pas humbjes nga Prishtina.

Pejanët patjetër duhet të fitojnë nëse kanë ndërmend që të mendojnë për mbijetesë, e po ashtu edhe Rahoveci e ka në rrezik mbijetesën në rast të ndonjë humbje eventuale.

Rahovecit i duhen 2 fitore nga gjashtë ndeshjet e fundit për të siguruar mbijetesën dhe tri fitore nga gjashtë ndeshjet e fundit për të siguruar një nga pozitat e play offit. Një seri negative prej gjashtë humbjesh do të thoshte rënie nga elita e basketbollit, gjë që vështirë se mund të ndodhë duke parë punën e trajnerit Fotis Takianos dhe fondin e lojtarëve.

Ndërkaq, Peja ka nevojë po ashtu për minimalisht dy fitore në gjashtë ndeshjet e mbetura dhe tre fitore në gjashtë ndeshjet e mbetura nëse dëshiron të mendojë për një nga pozitat e playoffit.

Ndeshja e të dielës është pivotale për shumë arsye për këtë sezon dhe prandaj te Peja luan nga minuta e parë Dardan Berisha bashkë me Lis Shoshin.

Te Rahoveci pritet të paraqitet nga minuta e parë Darrell Davis i cili zhvillon ndeshjen e parë pas rikthimit.

Sfida premton të jetë spektakël i madh të dielën nga ora 17:00 në palestrën Mizahir Isma. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.