Rahoveci super favorit sipas bastoreve

Rahoveci do të ndeshet me Yllin nga ora 17:00 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të playoffit.

Tashmë prej kohësh ndeshjet e Superligës janë në bastoret ndërkombëtare.

Sipas BET365, fitorja e Rahovecit kuotohet me 1.37 duke përfshirë edhe vazhdimet e mundshme kurse Ylli vlerësohet me 2.95.

Edhe më shumë favorit Rahovecin e vlerëson Marathon Bet me kuotë 1.35 kurse fitorja e Yllit me 3.05.

Teksa ndeshja pritet të jetë e fortë përkundër faktit që Rahoveci ka bilanc 4-0 nga sezoni, forma e ndeshjeve të fundit të Yllit e bën ndeshjen shumë më të vështirë se sa që është “në letër” e sipas basteve.

Kujtojmë se bastet në Kosovë janë të ndaluara me ligj.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.