KB Rahoveci vazhdon fuqishëm rrugëtimin drejt vendeve të para në tabelë pasi pret të luajë ndaj Feronikelit në shtëpi.
Ndeshja e mbetur për shkak të angazhimeve ndërkombëtare të klubit tonë zhvillohet në “Mizahir Isma” pasi Feronikeli s’ka kushte në palestër.
Ndërkaq, hyrja në këtë takim është falas dhe fillon nga ora 19:00.
Rahoveci me këtë fitore do të mbante bilancin e pastër para udhëtimit të vështirë në Suharekë, ku me një fitore do të rrëmbehej edhe kreu i tabelës pasi që dy skuadra pa humbje këtë edicion janë pikërisht Rahoveci dhe Ylli.
/Rahoveci24/