KB Rahoveci sonte udhëton në Mitrovicë për t’u përballur me Trepçën.
Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 dhe klubi e çon serinë prej tri fitoresh në “Minatori” ku fitorja është e domosdoshme për të shpresuar për playoff.
Ndërkaq, fitoren do ta kërkojë shumë edhe Trepça e cila vjen nga një ecuri e humbjeve.
Rahoveci pas udhëtimit sot në Mitrovicë menjëherë të shtunën udhëton në “Karagaç” të Pejës për të zhvilluar duelin e Ligës Unike.
Ende nuk dihet arsyeja pse FBK vendosi kështu, megjithatë, kjo është katastrofale.