KB Rahoveci do të hapë sezonin e ri në Superligë sonte mbrëma nga ora 19:00.
Klubi Vreshtar përballet me klubin Prizreni-16 apo siç njihet në popull si “Ponte”.
Prizreni-16 fitoi pak ditë më parë Superkupën e Kosovës duke mposhtur Trepçën pasi shkatërroi Pejën.
Kjo automatikisht e bën këtë takim shumë të vështirë për ekipin e Rahovecit, që ka pasur mjaft kohë të përgatitet për këtë ndeshje.