KB Rahoveci ka kompletuar transferimet në fund të afatit kalimtar.
Klubi vreshtar ka qenë një prej ekipeve më aktive në këtë afat kalimtar në fund të tij, duke larguar nga ekipi yjet vendase e duke afruar lojtarë nga klubet tjera.
Pasi nuk gjeti vend te Sigal Prishtina e as në Ligën e Parë, me propozim të Fisnik Rugovës te KB Rahoveci është transferuar Mërgim Jakupi.
Kjo konfirmohet edhe nga faqja zyrtare e FBK-së që ë ka zytarizuar transferimin pak ditë pasi Rahoveci24 raportoi ekskluzivisht duke zbuluar ardhjen e Jakupit i cili erdhi në stërvitje në Rahovec edhe pse klubi tentoi ta fshehë këtë transferim të tij pas turpit të madh me lojtarët vendas.
Transferimi i Mërgim Jakupit vjen pas largimit nga klubi të yjeve vendase, Bardh Rexha e Altin Selmancena.
/Rahoveci24/