KB Rahoveci ka konfirmuar pretendimet për titullin e kampionit duke startuar Superligën me fitore ndaj kampionit Sigal Prishtina me rezultat 74-61.
Prishtina ishte pa Dardanin në këtë takim, çka u vërejt tej mase.
Përpos çerekut të parë, sfida ishte e pabarabartë dhe e dominuar totalisht nga Vreshtarët.
Justin Gray ishte abnormal në pjesën e parë, kurse epërsia vetëm sa thellohej.
Rahoveci kështu përmirëson gabimin e Superkupës dhe starton kampionatin si lider.
Krejt vëmendja të mërkurën për debutimin historik në FIBA Europe Cup ndaj Cluj ku duhet atmosferë elektrike.
Top performuesit:
Jure Gunjina – 24 pikë, 12 kërcime (lojtari i ndeshjes)
Justin Gray – 15 pikë
Arian Qallaku – 19 pikë
Alban Veseli – 6 pikē
Christian Bradford – 10