KB Rahoveci i është kthyer fitoreve pasi ka mposhtur në cilësinë e mysafirit Dritën me rezultat 104-122.
Ndeshje e zhvilluar në “Mizahir Isma” ishte e rëndësisë jetike për Rahovecin pasi kthen kah e mbara klubin pas 7 humbjeve rresht.
Shkëlqyen të gjithë lojtarët e sidomos Altin Morina i cili ishte fantastik dhe shumë pranë triple-double.
Kjo ishte ndeshje e fundit për Ilmen Bajrën si trajner i KB Rahovecit dhe tash pritet një pauzë e ndeshjeve të kombëtareve që do ta gjejë Rahovecin në nxitim për t’u konsoliduar.
Trajneri i ri pritet të arrijë jo më larg se këtë fundjavë.
Ndeshje e ardhshme zhvillohet ndaj Pejës më 27 ose 28 nëntor në tempullin mitik “Mizahir Isma’ ku nevojitet përkrahje masive nga qyteti.
/Rahoveci24/