KF Rahoveci ka shënuar fitore të madhe ndaj Ferizajit në duelin e zhvilluar në stadiumin “Selajdin Mullabazi Mici”.
KF Rahoveci e priti skuadrën në formë Ferizajin, që po kërkon Superligën.
Skuadra që drejtohet nga Bylbyl Sokoli kishte nevojë për fitoren, por në Rahovec trajneri rahovecian ishte i vetdishëm se do ta kishte të vështirë.
Fitoren dhe pikët ndër më të rëndësishme të këtij sezoni i siguroi Hamid Mullabazi duke i shënuar të dy golat.
Rahoveci ka 30 pikë në vendin e 13-të, dy më pak se Trepça dhe tri më pak se 2 Korriku, Bashkimi Koretin dhe Dukagjini. Pra, ekipit tonë i duhen edhe tri pikë për të siguruar mbijetesën pa barazh.
Ndeshja e ardhshme zhvillohet në udhëtim te Dukagjini në Klinë, ku me një fitore do të bëhej hap i madh drejt mbijetesës.
/Rahoveci24/