Rahoveci qyteti më depresiv në Kosovë, as dekorim, e as organizime për të rinjt!

Komuna e Rahovecit edhe një herë ka treguar neglizhencë të jashtëzakonshme sa i përket festave të fundvitit.

Në vitet e kaluara mund të ketë pasur kritika për dekorim, por këtë vit nuk ka fare të tilla.

Më pak se dy javë kanë mbetur para hyrjes në vitin e ri 2019, por ende nuk ka asnjë shenjë festive në qyteti e Rahovecit, e as në ndonjë prej fshatrave të mëdha të komunës.

Për këtë po hesht edhe shoqëria civile e cila ishte mjaft e zëshme në vitet e kaluara.

Pos tjerash, nuk ka as ndonjë organizim, kur dihet se Rahoveci me Festivalin e Rrushit ka dhënë shembullin më të mirë me një grup të shoqërisë civile se di të bëjë organizime kreative për të rinj.

Organizime, si koncerte, ashtu edhe ndeja nuk ka për të rinjt në këtë fundvit, por vetëm një panair, ku mund të atraktohen të gjithë, përveç të rinjve.

Si rrjedhojë, Rahoveci mbetet qyteti më depresiv në vend dhe të rinjt kërkojnë destinacione më atraktive për këtë fundvit si Gjakova, Prizreni edhe Prishtina. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.