Rahoveci, qytet në çdo fshat – Korenica në debat me broshurën Jepi Kokrrën Rahovecit (Video)

Kandidati i VV-së për komunën e Rahovecit, Visar Korenica, ka bërë një paraqitje befasuese në Debat D të RTV Dukagjinit me Fidan Ramën.

Në katër minutëshin e parë ai ka zbuluar broshurën “Jepi Kokrrën Rahovecit” nga programi i tij për ndryshimin e madh që siç thotë ai quhet “Rahoveci, qytet në çdo fshat”.

Korenica thotë se ai ka 10 pika të zotimeve të realizueshme për të cilat qytetarët mund t’i kërkojnë përgjegjësi pas katër viteve.

Ndër zotimet e tij janë 24 orë ujë në gjithë komunën në një projekt prej 200 mijë eurosh, shujta falas për fëmijë nga klasa 1 deri 5, lidhja socio ekonomike e fshatrave me qytetin me transportin publik me dy linja të autobusëve urban, bujqësinë dhe përkrahjen e kulturës dhe sportit.

Korenica po ashtu zbuloi se programi i tij dhe broshura “Jepi Kokrrën Rahovecit” mund të lexohen nga qytetarët edhe “online” në vvisari.com/zotimet apo edhe duke skanuar QR coden në banerin e vendosur në qytet dhe broshurë, me çka duket se kandidati i VV-së ka çuar një nivel përpara fushatën elektorale.

/Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=LA6IBZHwrqY

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.