Rahoveci pret të shtunën Drenasin, kjo është pozita tabelare

KF Rahoveci do të presë të shtunën Drenasin në stadiumin e qytetit.

Ndeshja zhvillohet nga ora 13:00 dhe pritet që stadiumi legjendar i Anadrinisë të jetë i stërmbushur me tifozë për të përkrahur ekipin Vreshtar.

Rahoveci në këtë përballje hyn me 11 pikë, vetëm katër pikë më shumë se vendi i fundit që mbahet nga Besa e Pejës.

KF Rahoveci nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe ndaj Drenasit është duel tejet i rëndësishëm dhe jetik për mbarëvajtjen e sezonit, andaj është moemnti i duhur për t’iu kthyer fitoreve.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.