Dita e Çlirimit të Rahovecit më 14 qershor do të ketë një aktivitet krejt më ndryshe, ku skuadra vendase e KH Rahovecit që na bëri krenar këtë edicion luan ndeshje miqësore ndaj kombëtares së Qipros Veriore, apo Qipros Turke.
Edhe pse nuk njihet si shtet ndërkombëtarisht, Qipro Turke është një kombëtare e konsoliduar në hendboll.
Për KH Rahovecin pritet të paraqiten lojtarët aktual që kanë qenë në klub, por nuk dihet nëse përforcimet e reja do të debutojnë, ani pse klubi ka punuar shumë në muajin e fundit për të komponuar një ekip të ri edhe më të fortë se edicioni i kaluar.
Ndeshja zhvillohet nga ora 19:00 të martën që është edhe dita e çlirimit të Rahovecit.
/Rahoveci24/