Rahoveci pret Prizenin 16 të dielën në mega ndeshjen ku fitorja është JETIKE

KB Rahoveci të dielën pret Prizrenin 16 në ndeshjen më të madh deri tani të stinorit pranveror ku do të tentohet fitorja e tretë rresht.

Sfida zhvillohet nga ora 19:00 dhe vlen edhe për Superligën e Kosovës ashtu sikurse për Ligën Unike, prandaj edhe është jetike.

Me një fitore në këtë takim, Rahoveci do të barazohej me Bashkimin në tabelë sa i përket fitoreve, pasi dihet se Prizreni 16 e mposhti Bashkimin në Suharekë javë më parë.

Po ashtu, një fitoren ndaj Prizreni 16 do ta vuloste playoffin e Ligës Unike për Rahovecin, një kompeticion ku Vreshtarët janë duke bërë kalkulime për ta fituar.

Prizreni 16 pati paraqitje të dobët ndaj Pejës, por rosteri tejet kualitativ e bën këtë një përballje të vështirë.

Arbnor Rifati ishte prezent në ndeshjen ndaj Vllaznisë, teksa trajneri i Prizreni 16 gjatë muajve të fundit mjaft ka ndikuar në përbërjen ekipore të Rahovecit.

Mbetet të shihet çka do të ndodhë, por sigurisht se Prizreni 16 është favorit për këtë duel, që sheh të rikthyer në shtëpi superyllin Darrell Davis.

Rahoveci ka nevojë për përkrahjen masive të qytetarëve dhe vetëm me një publik të stërmbushur mund të arrihet deri te fitorja. /Rahoveci24/  

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.