Rahoveci pëson humbje dëshpëruese me gabime të pafalshme në fund të ndeshjes

Rahoveci ka pësuar humbje në nje ndeshje shumë të fitueshme ndaj Tiranës, e cila në këtë ndeshje u paraqit me të gjithë lojtarë vendorë.

Triana triumfoi me rezultat 79-74 në një ndeshje ku Rahoveci luajti mirë në shumë momente.

Spikati çereku i tretë ku loja e mirë u dallua me epërsi për klubin tonë.

Megjithatë, mbrojtja zonale e kundërshtarëve me dy qendra hasi në telashe pasi lojtarët tanë nuk ishin efikas dhe pa ide në sulm.

Në fund të takimit me 32 sekonda të mbetur dhe me tre pikë disavantazh, Rahoveci pati aksionin, por rivënien anësore ekipi e shpërdoroi në mënyrë katastrofale pasi u dështua që të nis aksioni për 5 sekonda dhe topi i takoi Tiranës që e vulosi fitoren.

Rahoveci rikthehet në aksion në mesjavë ndaj Prizrenit në “Mizahir Isma” ku duhet përkrahja e publikut për t’u kthyer te fitoret.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.