Rahoveci përmirëson gabimin e verës, afër marrëveshjes me Muhamed Thaçin

KB Rahoveci është duke menduar ndryshime thelbësore në skuadër.

AsistiOnline publikoi pak minuta më parë se ish-basketbollisti i spikatur, Muhamed Thaçi – Muja, është duke biseduar me tri klube.

Rahoveci24 mëson se atë e ka kontaktuar klubi i Rahovecit, pasi që tashmë Fotis Takianos ka vendosur të japë dorëheqje e është në pikëpyetje të madhe nëse do të jetë edhe në ndeshjen me Prishtinën.

KB Rahoveci mbajti një seri takimesh të bordit për të gjetur zgjidhjen e krizës më të thellë të rezultateve në histori të klubit dhe Muhamed Thaçi shihet si alternativa më e mirë.

KB Rahoveci kontaktoi me Muhamed Thaçin edhe gjatë verës, por që klubi vendosi të bashkëpunonte me Fotis Takianos, një vendim që është kritikuar ashpër nga portali Rahoveci24 dhe njohës të basketbollit në Rahovec, ani pse këto kritika nuk u pritën fare mirë nga zyrtarët e klubit.

Dhe tash kur edhe klubi i ka kuptuar gabimet për të cilat vazhdimisht njohësit e basketbollit dhe portali Rahoveci24 i ka paralajmëruar, tash po kërkohen masat emergjente.

Muhamed Muja Thaçi është një ekspert i basketbollit i cili veprimtarinë e trajnerit e ushtroi në Gjeorgji ku u shpall edhe trajner i vitit.

Pa dyshim, ardhja e Mujës në Rahovec i jep një dimension të ri lojës dhe klubit të basketbollit të Rahovecit dhe automatikisht klubi do të shndërrohet në pretendent kryesor për titull, e për këtë lidhje nuk ka kualiteti i lojtarëve, pasi që po shohim se me skuadrën më të shtrenjtë të konsoliduar në histori, klubi po zë vendin e parafundit dhe pa dyshim po luan edhe basketbollin më të keq ndonjëherë!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.