Rahoveci përkujton dëshmorët dhe martirët e Hoçës së Vogël

Dëshmorët dhe martirët me sakrificën e tyre i dhanë krenarinë atdheut dhe të gjithë popullit, me gjakun e tyre vulosën besnikërinë e përjetshme për vendin që i lindi dhe i rriti, u tha të dielën në shënimin e 18-vjetorit të rënies së 9 dëshmorëve dhe 34 martirëve në fshatin Hoçë e Vogël të komunës së Rahovecit.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, tha se pranverat në Kosovë, sidomos në komunën e Rahovecit, janë shumë të dhimbshme për faktin se çdo ditë kujtojmë një periudhë, shumë të vështirë, të përgjakshme, të dhimbshme të cilën e kemi përjetuar ne të gjithë që kemi qenë në këto troje.

“Vuajtëm pa masë, këtë e dëshmon edhe këto pamje këtu që i kemi, këta fëmijë, këta njerëz gra dhe pleq të pafajshëm të cilët tinëzisht i vranë, duke u përpjekur që t’ia lënë fajin dikujt tjetër, duke u përpjekur që të fshehin dorën e tyre të fëlliqur”, tha Vehapi, transmeton kp.

Nga një fjalë në këtë tubim mbajtën edhe Avdullah Hoti, ministër i Financave në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec dhe Skender Gashi, banor i fshatit Hoçë e Vogël.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.