KF Rahoveci do të presë KF Ballkanin në derbin e madh të futbollit regjional të mërkurën nga ora 12:30 sipas njoftimit të FFK-së.
Ndeshja pritet të zhvillohet me praninë e shikuesve dhe natyrisht duhet që gjithë qyteti të jetë në stadium.
Njëkohësisht ky do të jetë rikthim i madh i lojtarit aktual të Ballkanit, Meriton Korenica, në shtëpinë ku ai u rrit, KF Rahoveci.
Kujtojmë se Ballkani është lider i Superligës së Kosovës, teksa Rahoveci vjen nga një fitore ndaj A&N në Ligën e Parë, fitore e cila erdhi nga një ndeshje në shtëpi.