Rahoveci pa shikues ndaj Sigal Prishtinës, ARTVISION e sjell LIVE në shtëpitë tuaja!

KB Rahoveci do të zhvillojë të shtunën ndeshjen tejet të rëndësishme ndaj klubit vëllazëror, Sigal Prishtinës.

Është pra kjo një vëllazërore mes dy klubeve të mëdha siç janë Rahoveci dhe Sigal Prishtina, klube që janë përgjegjëse për arritjen e një niveli të tillë të basketbollit në Kosovë duke mbajtur gjallë këtë sport për vite të tëra.

Nga ora 17:00 ndeshja zhvillohet dhe për shkak të dënimeve të marra nga provokimet e ekipit plastik të Ponte Prizrenit, Rahoveci nuk do të ketë mundëisnë të luajë përballë shikuesve.

Por, ndeshjen në shtëpitë e rahovecianëve e sjell operatori ARTVISION dhe platforma Telkos, që transmetojnë çdo ndeshje të KB Rahovecit tash e tutje në kanalet e dedikuara sportive në këto platforma.

Pra, të gjithë para kanaleve televizive nga shtëpia, në ARTVISION kanalet sportive, ndeshja LIVE e KB Rahovecit përballë Sigal Prishtinës.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.