Rahoveci ka shënuar fitore bindëse me rezultat 88-65.
Marvin Jones ishte i pandalshëm me 38 pikë të shënuara kurse superylli Alban Veseli edhe pse nuk qëlloi asnjë gjuajtje nga 11 tentime kontriboi me 11 kërcime dhe 5 asistime.
Bardhi Rexha po ashtu ishte i shkëlqyer me 12 pikë e 6 kërcime, kurse Visar Ejupi shtoi 7 pikë e 5 kërcime.
Isaiah Traylor nuk luajti në këtë duel.
Rahoveci udhëton në Pejë këtë vikend për mega derbin e xhiros së dytë.