Rahoveci luan nga ora 16:00 sërish sot për vendin e tretë në Ligën Unike ndaj nikoqirit Goga Basket.
Pas paraqitjes së madhe ndaj Pejës që nuk mjaftoi për të shkuar në finale, sot klubi jonë luan për vendin e tretë.
Kjo ndeshje është totalisht pa rëndësi dhe idealja do të ishte që yjet të pushohen dhe që lojtarët vendas, Altin Selmancena, Visar Ejupi, Anid Jupa dhe kapiteni Bardhi Rexha të luajnë për periudha të konsiderueshme në këtë takim.
Mbetet të shihet çka do të ndodhë sot nga ora 16:00 në edicionin e parë të Ligës Unike. /Rahoveci24/