Rahoveci të martën zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në histori të klubit.
KF Rahoveci do të përballet me Lugun e Baranit në barazh për rënie nga Liga e Parë.
Me një fitore, klubi shpëton nga rënia, kurse për këtë takim janë mobilizuar një varg biznesenësh siç janë ata nga kompanitë Rail Trans, n’Qosh Bar dhe Park Plaza.
Tifozët nga ana tjetër kanë bërë thirrje publike që të gjithë t’u bashkëngjiten atyre në spektaklin e madh, ku transporti është i siguruar nga biznesmenët dhe LDK në Rahovec.
Dueli zhvillohet të martën nga ora 16:00 në Obiliq.
/Rahoveci24/