Rahoveci mposhti me rezultat të thellë 15 diferencë skuadrën e Trepçës.
Loja edhe pse jo më e bukura në botë prodhoi fitues të pastër me performanca të shkëlqyera nga Amadi Ikpeze i cili realizoi double double monstruoz prej 13 pikësh, 17 kërcimesh !!! dhe 4 bllokadash !!!.
Marvin Jones shtoi 21 pikë, Isaiah Traylor 18 pikë dhe Alban Veseli i shkëlqyer me 15 pikë e 10 kërcime.
Vlen të përmendet se nuk pati minuta për Visar Ejupin gjë e çuditshme kur dihet super forma e tij, ndërkaq eshe klubi ka heshtur duke mos konfirmuar ndonjë lëndim apo problem disiplinor me Bujar Locin.
Ky i fundit ndërkaq u dha debutimi super talentit Qemajl Shalai cili shpejt pritet të marr rolin e startuesit në pozitën numër 1, ndërkaq debutoi edhe gjiganti rahovecas, Valtrim Rrustemi.
Rahoveci në ndeshjen gjysmëfinale takohet me Rahovecin B (Sigal Prishtinën) që ka ish-yjet tona, Arian Qallaku, Altin Morina e Atik Koshi. Gjysmëfinalja luhet në Prizren.