Rahoveci në atmosferë festive për ditën e pavarësisë (Foto)

Rahoveci është në një atmosferë festive për ditën e 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, e këtu po ndihmon moti i shkëlqyer pranveror.

Tashmë të gjithë po shijojnë pushimet e tyre për ditën e pavarësisë, me të cilin rast edhe familjarë kanë dalë për të shijuar kafenë me të afërmit së bashku në ditën e madhe.

Lëvizja e shtuar e automjeteve vetëm sa e bën atmosferën edhe më të mirë, teksa lokalet po bëhen gati në mbrëmje për të pritur mysafirët e tyre, për një natë më ndryshe.

Dekorimet e flamujt janë vendosur, ndonëse simbolike, nuk ka problem – të gjithë po e festojnë këtë ditë në mënyrën e vet.

Edhe Rahoveci24 ua uron të gjithë qytetarëve të Rahovecit dhe lexuesve besnikë ditën e pavarësisë së Kosovës, e sidomos familjeve të dëshmorëve dhe atyre që dhanë shumë për këtë ditë të madhe!
image

image

image

image

image

image

image

image

image

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.