Rahoveci mposhtet nga Morina e Qallaku – Smajl Latifi fajtor për ikjen e tyre

KB Rahoveci pësoi humbje pas vazhdimeve në një triller ndaj Prishtinës në gjysmëfinale të Superkupës e cila u zhvollua në Suharekë.

Ndeshka u karakterizua me skenare të ndryshme, ku te Rahoveci shkëlqeu Isiah Traylor i cili shënoi 26 pikë, dhe ishte i vetmi që mundi të qëllonte për tresh pasi totalisht dështuan lojtarët tjerë, sidomos ata vendorë. Traylor u largua me 5 faula në fillim të qerekut të katërt.

Marvin Jones mori përsipër lojën por 32 pikët e tij nuk mjaftuan.

Në fakt Rahoveci u mposht nga lojtarët e vet Altin Morina e Arian Qallaku që ishin të pandalshëm pasi ata bashkë shënuan 46 pikë, apo gjysmën e pikëve të Prishtinës.

Loja për tre nuk shkoi, por as kërcimet në fazën e mbrojtjes e në fund edhe referimi jo i mirë, megjithatë ekipi ishte në pozitë për fitore, një përgjegjësi që i takon Bujar Locit për mundësinë historike për trofe, por jo vetëm – përgjegjësi kryesor është Smajl Latifi.

Po të mos ndoshte vakumi i klubit dhe mashtrimi i Smajl Latifit, po të mos e shkaktonte ai at krizë, sot Rahoveci do ishte në finale e nuk do luante Fisi, por Altini e Ariani.

Krejt në fund, mos të harrojmë – ky sezon është për mbijetesë pasi klubi ishte 5 minuta larg shuarjes falë Smajl Latifit, e për këtë arsye duhet të jemi të lumtur që së paku kemi basketboll në qytetin tonë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.