Rahoveci merr barazim me peshë të fitores ndaj Vëllaznimit

Vëllaznimi sot u ndal në barazim 1-1 nga Rahoveci në Gjakovë, barazim i cili bën që Vëllaznimi të dështojë të fitojë për të tretën herë me radhë në Grupin A të Ligës së Parë.

Të parët në epërsi në këtë duel kaluan gjakovarët me golin e futbollistit Adnan Haxhaj në minutën e 6’, mirëpo mysafirët realizuan më vonë përmes Astrit Berishës dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë 1-1.

Në pjesën e dytë, Rahoveci mbeti me një lojtar më pak që nga minuta e 50’ e ndeshjes, por kjo nuk luajti rol në epilogun final të takimit. Mysafirët u mbajtën mirë dhe nuk lejuan Vëllaznimin të shënojë, me ç‘rast ndeshja u mbyll me barazim.

Me këtë rezultat, Vëllaznimi mbetet dy pikë larg Trepçës ‘89 lidere, kurse Rahoveci pozicionohet në mes të Grupit A.

Njëkohësisht, kjo ishte xhiroja e fundit e ciklit të parë të ndeshjeve në Ligën e Parë. Tash fillojnë ndeshjet kthyese.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.