Rahoveci me Trepçën të mërkurën, ndeshja e parë me trajnerin e ri

Rahoveci e pret Trepçën të mërkurën nga ora 17:00 në palestrën “Mizahir Isma” çka është një pikënisje e re e sezonit për klubin tonë.

Pas një serie shumë negative të rezultateve dhe eliminimit nga Kupa e Kosovës erdhi shkarkimi i shumëpritur i Bujar Locit.

Pas tij, menjëherë u emërua strategu me renome ndërkombëtare, Fotis Takianos, i cili erdhi nga Apolloni i Qipros, me eksperiencë të mëparshme edhe në Superligën e Greqisë.

Rahoveci24 mëson se menjëherë greku ka shtruar autoritetin dhe ka aplikuar metodika të reja të punës, kurse lojtarët kanë stërvitur dy herë në ditë.

Mbetet të shihet si do të performojë ekipi me trajnerin e ri Fotis Takianos, teksa tifozët presin me padurim vazhdimin e rrugës, me pretendimet që vazhdojnë të jenë minimale – një pjesëmarrje e fortë në playoff, por duke lënë hapur mundësinë për më shumë. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.