Lojtarët e Rahovecit, Egzon Vuçitërna dhe Granit Kadiri janë ftuar nga Kosova U20 për ndeshjet e Evropianit, Divizioni B që mbahet në Bullgari.
“Jemi të lumtur dhe krenarë që investimi dhe puna jonë me gjeneratat e reja po kthehet në ftesa për talentët tanë”, u shpreh klubi në një komunikim zyrtar së fundmi.
Kombëtarja U20 do të ushtrojë nga dy herë në ditë.
Kosova është në grup me Maqedoninë e Veriut, Zvicrën, Rumaninë e Ukrainën. Evropiani U20 është prej 16 deri më 24 korrik.
Shumica e lojtarëve të ftuar janë të klubeve të vendit.
Në stafin teknik është ftuar edhe trajneri i Rahovecit, Leonard Cula.