Rahoveci me rikthim spektakolar deklason Yllin midis Suharekës

Rahoveci ka shënuar fitore spektakolare në Suharekë duke u kthyer nga disavantazh -11 pikë për të fituar 83-89.

Pjesa e parë ishte e barabartë me Yllin që shkoi në pushik me 7 pikë epërsi.

Në fund të çerekut 3 ishte disavantazh -11 pikë, por loja spektakolare dhe motivimi nga tifozët, bëri që Rahoveci të vazhdojë me fitore perfekte këtë sezon me të gjitha fitore e asnjë humbje.

Arian Qallaku me 25 pikë dhe Fred Richardson me 19 pike e 12 kërcime ishin krucial në këtë duel.

Rahoveci kështu shënon fitoren e katërt rresht ndaj Yllit.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.