Rahoveci dy ndeshje për tri ditë ndaj KB Pejës në Gjakovë, kërkohet befasia me fitore

KB Rahoveci do të pret në Gjakovë një nga top skuadrat që lufton për titull, KB Pejën. Skuadra do t’i zhvillojë dy ndeshje brenda 3 ditësh me ekipin pejan.

Rahoveci24 mëson se ndeshja e parë luhet të premtën nga ora 20:30 në Gjakovë, aty ku skuadra do t’i zhvillojë të gjitha ndeshjet e mbetura si vendas në kampionat në pritje të finalizimit të palestrës tonë fantome që ka nisur të ndërtohet që 10 vjet. Ndeshja e të premtës është e mbetur nga gjysmë-sezona e kaluar.

Ndeshja e rregullt e javës zhvillohet të dielën sërish ndaj Pejës në Gjakovë nga ora 18:45.

Këto ndeshje e gjejnë KB Rahovecin psikologjikisht në mënyrë fenomenale pasi janë zhvilluar përgatitjet intensive dhe ndeshjet e fundit janë harruar, me fokusin e vetëm dueli ndaj Pejës.

Në këtë ndeshje brenga e vetme e trajnerit Jeton Nixha janë lëndimet e shumta që kanë prekur skuadrën, ku në këto ndeshje sigurt nuk do të luajë Besnik Sharku, i cili është duke u rekuperuar nga lëndimi në metakarpalin e dorës së djathtë.

Rashan Bellinger është rikthyer në stërvitje pas dmtimit të pësuar në shpinë dhe ai do të jetë i gatshëm për duelet ndaj Pejës, kurse është një nga armët më të vlefshme të skuarës kur dihet se reailzoi 19 pikë ndaj Trepçës.

Altin Morina mbetet jashtë për duelet ndaj Pejës, ndonëse lojtari dhe klubi kanë shpresë që ai të kthehet së paku për duelin ndaj Yllit ku synimi i vetëm i skuadrës do të jetë fitorja për tifozët në mes të Suharekës. Ende nuk dihet definitivisht kur do të kthehet lojtari dhe nëse do të jetë gati për Yllin, por Besnik Sharku do të jetë prezent në këtë duel, qoftë edhe i lënduar.

Mirëpo, para duelit ndaj Yllit në mars, forcat do të përqëndrohen këtë fundjavë që të shkaktohet një befasi ndaj Pejës në krizë.

Pas disfatës nga Prishtina në finale të Kupës dhe humbjes nga Kumanova në Ballkan Ligë, Peja do të hyjë në takim ndaj Rahovecit me vetëbesim të ulët dhe ekipi mund të provojë në dy çerekët e parë që përkrahur nga publiku të tentojë të bëjë një befasi.

Për këtë vlen të përmendet forma e lartë e amerikanit Tyler Deihl i cili po shkëlqen në stërvitje dhe do të jetë koka e ekipit pas përjashtimit të Muhamed Hasanit, kurse Besnik Sharku pritet të zëvëndësohet nga Driton Bajrami, Artin Gashi, Mustafë Merovci dhe Rony Farmer, e pikërisht trapezi mund të jetë pika kyçe që duhet të shfrytëzojë Nixha, një aspekt ku Peja po çalon dhe e ka dobësi kryesore kur aplikohet mbrojtje e mirë në perimetër pasi Peja është skuadër që bazohet kryesisht në gjuajtje nga distanca dhe lojën “small ball” me lëvizje të shpejtë të topit dhe mbrojtje energjike me dalje nga “sëitcha”.

Mbetet të shihet si do të përgatitet ekipi për këtë ndeshje, por një befasi e madhe është në letra për KB Rahovecin që ka shfaqur performanca mjaft të mira në gjysmën e dytë të sezonit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.