KB Rahoveci të mërkurën e pret KB Pejën në shtëpi në kuadër të Ballkan Ligës.
Kjo ndeshje fillon nga ora 19:00 dhe e gjen skuadrën në presion të hatashëm.
Presioni vjen nga të gjitha anët duke parë se tashmë ka hyrë në seri negative me dy humbje rresht, dhe kërkohet të evitohet kjo seri negative.
Në anën tjetër Rahoveci ka nevojë që të fitojë për të rruajtur gjasat për Ligën Ballkanike. Një humbje ndaj Pejës do të thoshte lamtumirë Liga Ballkanike dhe do të përbënte një përvojë shumë zhgënjyese për klubin tonë.
Peja në këtë takim pritet të performojë me të gjithë lojtarët, kurse Rahoveci vazhdon ta ketë mungesën e Arian Qallakut. /Rahoveci24/