Qytetarët e komunës së Rahovecit vazhdojnë të balladaqohen me problemin e madh të infrastrukturës rrugore.
Të gjithë qytetarët e komunës ankohen për rrugët, ku pos mungesës së shenjëzimeve, rrugëve njëkahëshe e parkingjeve, problematike duken gropat.
“Nuk mbahet mend një numër kaq i madh gropash dhe mungese te mirëmbajtjes që nga paslufta. Kryetari është rizgjidhur në emër të punës, ashtu edhe premtoi gjatë gjithë fushatës, por duket se harroi”, thekson një qytetar në kushte anonimiteti.
Rahoveci24 në korrik ngriti shqetësimet për rrugët e Rahovecit, ku ishte drejtori Përparim Krasniqi që premtoi sanimin e mirëmbajtjen e tyre, por që prej asaj kohe asnjë veprim nuk është ndërmarrë, plot 1 muaj. /Rahoveci24/