Rahoveci më i pazhvilluari në Kosovë, por Smajl Latifi gjen kohë ta sulmojë Baton Haxhiun

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përkundër faktit se komuna që ai udhëheq për një dekadë është më e pazhvilluara në Kosovë, ka marrë rolin e baronit të AAK-së duke sulmuar Baton Haxhiun i cili deklaroi ditë më parë se partia e Ramush Haradinajt është e gatshme të hyjë në koalicion.

Latifi në një reagim spekatkolar në rrjetin social Facebook, ka marrë përsipër barën që për gjithë AAK-në të kritikojë Baton Haxhiun, duke i thënë “megafon” i të gjitha pushteteve, ani pse ndaj pushtetit aktual Haxhiu është më kritik.

Në fakt, publicisti i njohur foli se AAK është e gatshme të hyjë në qeveri, një “sekret publik” ky që të gjithë e dinë se Ramush Haradinaj do të pranonte me një këmbë hyrjen në Qeverinë Kurti II, megjithatë për këtë nuk mund të pajtohet Smajl Latifi i cili mbijeton politikisht me luftën ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Deklarata e plotë e Smajl Latifit:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.