Rahoveci më i bashkuar se kurrë kundër autostradës famëkeqe të Smajlit dhe Palit

Qytetarët e Rahovecit, të përbërë nga shoqëria civile, qytetarë, vreshtarë, ndërmarrës, gazetarë, arkitektë, e të gjitha profesionet e ndryshme janë takuar në Rahovec për të biseduar rreth hapave të ardhshëm kundër realizimit të planit të pasurimit të Smajl Latifit dhe Pal Lekajt me miq.

Varianti i prezantuar nga Smajl Latifi dhe Pal Lekaj e izolon totalisht Rahovecin.

Insistimi në dëgjimin publik nga kryetari i Rahovecit, që të pajtohen me propozimin kundër Rahovecit, ka irrituar qytetarët që ka kohë që kanë filluar një nismë.

Në takimin e mbajtur është argumentuar edhe një herë ku janë mbi 20 arsye pse autostrada nuk duhet që të realizohet sipas variantit të imponuar nga Smajl Latifi dhe Pal Lekaj.

Në këtë plan as që përmendet Rahoveci, ndërsa dëmtohen toka bujqësore të klasit A dhe pasuria kombëtare, Drini i Bardhë.

Asnjë vendim ende nuk është marrë, por të shtunën pritet të mbahet takimi masiv me të gjithë qytetarët nga e gjithë komuna e Rahovecit në Shtëpinë e Kulturës, ku pritet të merret vendimi për hapat e mëtutjeshëm.

Zëri i qytetarëve është më i gjallë se kurrë dhe Smajl Latifi si kryetar e ka obilgim që të dëgjojë qytetarët, në të kundërtën ata nuk ka çka i zbraps drejt parandalimit të planit famëkeq për izolimin e Rahovecit me fshatrat përreth duke e bërë kështu zonën më pa perspektivë. /Rahoveci24.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.